Ultimate magazine theme for WordPress.

Planeti ku bje shi me gurë

Në planetin e nxehtë përvëlues, qindra vite dritë larg, oqeanet janë bërë me llavë të shkrirë, erërat arrijnë shpejtësi supersonike dhe shiu është bërë me gurë. Shkencëtarët kanë folur për ekzoplanetin e çuditshëm të ferrit si një nga më “ekstremët” që është zbuluar ndonjëherë.

Sipas një studimi të botuar në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society, shkencëtarët nga Universiteti McGill, Universiteti i York-ut dhe Instituti Indian i Shkencës së Edukimit, kanë zbuluar detaje të një prej “planetëve llavë” më të rinj. Një botë afër yjeve me pjesën më të madhe të përbërë nga oqeane me llavë që rrjedh.

Shkencëtarët kanë zbuluar se atmosfera dhe cikli i motit në planetin K2-141b, janë dy gjërat më të çuditshme. Ekzoplaneta me madhësi të Tokës duket se ka një sipërfaqe, oqean dhe atmosferë të gjitha të bëra nga të njëjtët përbërës: shkëmbinj.

“Ky studim është i pari që ka bërë parashikime në lidhje me kushtet e motit në K2-141b që mund të zbulohen nga qindra vite drite larg me teleskopët e gjeneratës së ardhshme siç është Teleskopi Hapësinor James Webb”, është shprehur autori kryesor Giang Nguyen, në një njoftim për shtyp këtë javë.

Pjesa e nxehtë përvëluese e planetit arrin temperatura mbi 2982 gradë Celsius. Është aq nxehtë jo vetëm që të shkrijë shkëmbinjtë, por edhe t’i avullojë ata.

Ndërsa, pjesa tjetër e planetit është e fshehur në një errësirë ​​të pafund, duke arritur temperatura të ftohta prej 164 gradë Celsius.

Në ciklin e ujit të Tokës, uji avullohet, ngrihet në atmosferë, kondensohet dhe kthehet në sipërfaqe si shiu. Tani mund të imagjinoni të njejtin proces, por në vend të ujit, në planetin K2-141b bien vetëm gur nga shkëmbinjtë.

Natriumi, monoksidi i silikonit dhe dioksidi i silikonit në K2-141b kondensohet në avull mineral, i cili bartet në anën e errët të planetit nga erërat supersonike që shkojnë me shpejtësi mbi 3.100 milje në orë. Nga atje, shkëmbinjtë bien përsëri në oqeanin magma të thellë 60 milje, i cili derdhet në anën e ndritshme për të rifilluar ciklin.

“Të gjithë planetët shkëmbor, përfshirë Tokën, kane filluar si planetë të shkrirë por më pas janë ftohur dhe janë ngurtësuar shpejt. Planetët me llavë na japin një paraqitje të shkurtër e të rrallë të evolucionit planetar,” tha njëri nga shkenctarët.

Ata shpresojnë të verifikojnë më tej për këtë planet kur Teleskopi Hapësinor James Webb, do bëjë nisjen e shumëpritur në vitin 2021.

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close