Ultimate magazine theme for WordPress.

Balla: Lulëzim Basha t’i kthejë provat e masakrës së Krushës, popullit dhe Drejtësisë

ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje sot kreut të PD-së, Lulëzim Basha t’i kthej provat e masakrës së Krushës, popullit dhe drejtësisë.

“Lulëzim Basha ktheja provat e masakrës së Krushës popullit dhe drejtësisë”, tha Balla, ndërsa shpërndau një kronikë të Top-Channel, ku është edhe dëshmia e Milaim Bellanicas, njërit nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit.

“Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të xhironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë. Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij ai arriti të xhiroj 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshme të fshatit. Po ashtu dëshmi të ushtarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima. Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet. Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet. Si rrjedhojë, atë e kishte takuar Lulëzim Basha i cili i kishte kërkuar materialin. Ai tregon se pas luftës është takuar vetëm një herë me të me qëllimin e vetëm që t’i siguronte dëshmitë”, thuhet në kronikën televizive.

“Lulzim Basha është prezantuar se unë punoj për gjyqin e Hagës. Këto dëshmi më mirë ruhen te ne se sa t’i ruash këtu. Unë atë besim e kisha se vërtetë ata e ruajnë më mirë. Nuk e kam menduar se ai kishte për ta manipuluar. Një herë jam takuar drejtpërsëdrejti me të. Dy herë të tjera as më kanë lejuar të hyj në zyrën e tij. Më tha: ‘Po, do t’i kthej’, por nuk më ka thirrur”, thotë Milaim Bellanica për Top-Channel.

Krusha e Madhe ështe vendi ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës.

Në këtë masakër makabre u vranë 243 persona, prej të cilëve 63 personave ende nuk u janë gjetur trupat.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close