Ultimate magazine theme for WordPress.

Fëmijët “kanë harruar si të përdorin thikën dhe pirunin” gjatë pandemisë

Disa fëmijë kanë harrur si të përdorin thikën dhe pirunin dhe disa të tjerë u janë kthyer pelenave në kohën kur shkollat dhe institucionet arsimore janë mbyllur, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ka thënë një Zyra për standarde në edukim, shërbime të fëmijëve dhe shkathtësi (Ofsted) në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo agjenci ka publikuar pesë raporte të bazuara në gjetjet nga më shumë se 900 vizita te ofruesit e shërbimeve të edukimit dhe shërbimit shoqëror në gjithë Anglinë gjatë muajit shtator.

Disa prej fëmijëve më të prekur nga pandemia, kanë qenë ata në vitet e para të edukimit dhe me prindër të punësuar, të cilët “kanë përjetuar dyfish kohë më pak me prindërit dhe me fëmijët tjerë”, ka thënë inspektorja, Amanda Spielman.

Ajo ka thënë se mësuesit kanë raportuar që disa fëmij që janë trajnuar si ta përdorin banjon, u janë kthyer sërish pelenave dhe “të tjerë kanë harruar shkathtësitë bazike që i kanë mësuar mirë siç është ngrënia e ushqimit me thikë dhe pirun – pa përmendur edhe kthimin mbrapa në të mësuarit e fjalëve dhe numrave”.

Në mesin e fëmijëve më të rritur, disa kanë qenë më të dobët në matematikë, kanë pasur probleme me lexim, koncentrim dhe kanë humbur aktivitetin fizik, ka thënë raporti.

Ka pasur edhe prej atyre nxënësve që kanë shfaqur shqetësime mendore, sikurse rritja e shkallës së çrregullimit të ngrënies të ushqimit dhe dëmtimi i vetvetes.

Ndonëse shumica e fëmijëve kanë bërë kthim mbrapa në shumë fusha nga muaji mars, disa e kanë kaluar mirë këtë kohë sepse kanë kaluar më shumë momente kualitative me prindërit dhe kujdestarët e tyre, ka thënë Spielman.

Shkollat dhe qendrat për fëmijë janë mbyllur për shumicën e fëmijëve gjatë muajit mars, kur pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë Britaninë.

Prej muajit shtator, të gjithë fëmijët në Angli kanë marrë pjesë në klasë individuale me mësuesit.

Shkollat dhe universitetit janë lejuar që të qëndrojnë të hapura edhe në izolimin e dytë që ka nisur së aplikuari në këtë shtet nga java e kaluar.

Zyrtarët në Wales, që shpesh kanë zbatuar masa më të ashpra, me qëllim të frenimit të koronavirusit, në krahasim me kufizimet në Angli, kanë njoftuar të martën se provimet më të rëndësishme për shkollimin e mesëm do të anulohen deri më 2021, për shkak të pengesave të vazhdueshme në shkollë, si pasojë e pandemisë.

Ministria e Edukimit në këtë vend, Kirsty Williams ka thënë se pandemia e ka bërë “të pamundshme që të sigurohen kushte për provime” dhe se vendimi “largon presionin nga nxënësit”.

Rëndësia e mbajtjes së shkollave të hapura
Geoff Barton, lider i Asociacionit të Liderëve të Shkollave dhe Kolegjeve, ka thënë se raporti tregon “ndikimin arsimor dhe emocional të mbylljes së shkollave dhe pse duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbajtur shkollat të hapura”.

Mirëpo ai ka paralajmëruar se ka nisur të bëhet financiarisht e pamundshme që të mbahen shkollat të hapura për shkak të shpenzimeve për masa mbrojtëse dhe nevojës për staf shtesë kur mësuesit duhet vetizoluar.

Një zëdhënëse e Departmanetit të Edukimit ka thënë:

“Qeveria ka qenë e qartë kur ka thënë se kthimi i nxënësve dhe studentëve në shkolla, me orar të plotë, është prioritet kombëtar”.

Ajo ka thënë se një fond prej 1 miliard funtave, duke përfshirë edhe mbështetjen për mësimdhënie, do të ndihmojë për rikthimin e mësimit të humbur./rel

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close