Ultimate magazine theme for WordPress.

Ministri Zemaj: Po tentojmë ta funksionalizojmë Fondin për Sigurime Shëndetësore

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancën e sotme e ka ngritur si çështje sigurimet shëndetësore të cilat ende nuk i gëzojnë qytetarët e Kosovës edhe 20 vite pas luftës.

Ajo kërkoi një afat se kur mund të kenë qytetarët e Kosovës sigurimet shëndetësore.

“Siç e dini ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovë por asnjëherë nuk është implementuar. Çfarë është duke bërë Ministria e Shëndetësisë a është duke punuar për ndonjë projektligj të ri apo kjo çështje do zvarritet në pafundësi. A mundeni me na e dhënë një zotim se kur qytetarët e Kosovës do i kenë sigurimet shëndetësore”, theksoi ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se tashmë e kanë të draftuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe se po tentojnë që pa vonesë të funksionalizohet Fondi për Sigurime Shëndetësore, por edhe të nisë implementimi i këtij ligji.

“Implementimi i kësaj skeme është proces kompleks dhe po punojmë me intensitet maksimal që sigurimi shëndetësor të realizohet sa më parë. Është fakt që pandemia e ka vështirësuar situatën por Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, tenton që pa vonesa, në mënyrë eksplicite, ta funksionalizojë jo vetëm Fondin për Sigurime Shëndetësore por edhe fillimin e implemenitmit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të vijë së pari në Kuvendin e Kosovës dhe sigurisht pastaj do i nënshtrohet masave implementuese ku presin të gjithë qytetarët tanë dhe pa funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore po e shihni se sa është e vështirë edhe përmirësimi dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në nivel vendi”, tha Zemaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close