Ultimate magazine theme for WordPress.

NATO i përgjigjet Vuçiqit:Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë!

Në një përgjigjie zyrtare të NATO-s pas deklaratave luftënxitëse të presidentit serb Aleksandar Vuçiq thuhet se KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij për të siguruar mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.

”Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR mbetet plotësisht i përqëndruar në zbatimin e mandatit të tij të KB për të siguruar një mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës, që rrjedhin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

”Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme e qëndrueshme politike për stabilitetin në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha NATO për KlanKosova.

Presidenti i Serbisë,Vuçiq kishte deklaruar sot gjatë një konference për shtyp se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi një konflikt i ngrirë mund të eskalojë,duke iu referuar konfliktit të armatosur në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close