Ultimate magazine theme for WordPress.

Shkencëtarët gjejnë gjurmë të reja të evolucionit njerëzor

A do rishkruhet historia e evolucionit njerëzor?Nuk mund të thuhet mesiguri por shkencëtarët kanë gjetur gjurmë historike që është ndryshe nga ajo që dinim.

Shkencëtarët kanë gjetur një kafkë dy milion vjeçare në Afrikën e Jugut, e cila na siguron të dhëna të reja se si ndodhi evolucioni njerëzor.

Kafka e zbuluar i përkiste një specie të quajtur Paranthropus robustus, e cila jetonte në të njëjtën kohë me paraardhësit e lashtë të njeriut. Sipas Independent, ky është një zbulim shumë emocionues, sepse kryesisht mbetjet fosile zvogëlohen në një ose dy dhëmbë, ndërsa këtu është e gjithë kafka.

“Këto janë dy specie shumë të ndryshme – Homo erectus ka një tru të madh dhe dhëmbë të vegjël, ndërsa Paranthropus robustus është një eksperiment diametralisht i kundërt i evolucionit”, thotë Dr. Angelina Lisa, e cila mori pjesë në gërmim.

Ajo gjithashtu i tha BBC-së se Paranthropus robustus ka shumë të ngjarë të ketë evoluar në mënyrë që të mund të kafshojë dhe përtypet më shumë, dhe hulumtimet e mëtejshme do të konkludojnë se si ndryshimi në dietën e kësaj specie ndikoi në paraardhësit njerëzorë.

Jesse Martin, një tjetër arkeolog, shpjegoi se fosile të tilla janë shembuj të rrallë të evolucionit brenda racës njerëzore dhe se Paranthropus robustus gradualisht zhvilloi një aparat përtypës, dhe që ndoshta zgjati disa qindra mijë vjet./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close