Ultimate magazine theme for WordPress.

Institucionet s’po i respektojnë vendimet e marra për cilësinë e ajrit

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, thotë se institucionet përgjegjëse të vendit, nuk e kanë prioritet kujdesin për mjedisin.

Ai ka thënë se mungojnë investimet nga ana e institucioneve, ngase sipas tij, kujdesi për mjedisin kërkon angazhim dhe vullnet politik.

“Të them të drejtën është e pakuptueshme, përpos neglizhencës dhe ndoshta pse është e kushtueshme si projekt dhe Qeveria e Kosovës akoma nuk e ka bërë prioritet mjedisin dhe mendoj që brenda institucioneve duke parë se investimet mungojnë për ta bërë këtë, por kjo nuk është arsyetim, dhe me një vullnet politik dhe me asnjë angazhim më të mirë, dhe me një orientim të fondeve duke ju dhënë prioritet problemeve kjo situatë do të zgjidhej, por kjo është lënë në dorën të askujt”.

Ai tutje ka shtuar se mungojnë fushatat vetëdijësuese për qytetarët në mënyrë që të ju tregohet se sa e rrezikshme është ndezja e thëngjillit.

“Tani faktorët pse ndizet thëngjilli janë të ndryshëm, dhe sigurisht që njeri prej tyre është se thëngjilli është më i lirë në treg, mirëpo mungon një vetëdijesim dhe një fushatë se sa e dëmshme dhe e rrezikshme, është se kjo që po e bëjnë, dhe ne nuk është që shohim ndonjë aktivitet të shtuar qoftë në shkolla, apo edhe në institucionet e tjera të cilat kishin me ndikuar që njerëzi të bëhen më të vetëdijshëm dhe duhet të mendohet që familjet që janë në kushte me të vështira të ndihmohen dhe të gjenden alternativa për ta”.

Hasanj është shprehur se nga institucionet e vendit po informohen vetëm për cilësinë e ajrit, por asgjë konkrete nuk po ndërmerret për vendosjen e filtrave në termocentrale nga ana e tyre.

“Gjithashtu Parlamenti i Kosovës ka nxjerrë rezolutë e cila i obligon, institucionet që të ndërmarrin veprime duke filluar që nga vendosja e filtrave në termocentralet dhe ajo nuk ka ndodhur, dhe pra të gjitha veprimet që kërkohen për përmirësimin e kësaj situate nuk janë ndërmarrë dhe nuk është bërë fare asgjë, dhe e vetmja se çfarë ne shohim se kanë bërë institucionet janë vendosja e matësve të cilësisë së ajrit, pra ne prej institucioneve vetëm informohemi, pra ne vetëm e dimë se si është cilësia e ajrit”.

“Në Prishtinë ka mundur të bëhet shumë më shumë sa i përket parandalimit të kësaj situate duke u nisur nga parandalimi i përdorimit të thëngjillit si lëndë djegëse prej shumë e shumë familjeve, pra ne shohim shitës të thëngjillit gjithandej Prishtinës çdo ditë, dhe nuk shohim veprime për t’i ndaluar ata, dhe sipas informacioneve që kemi zbatohet shumë pak udhëzimi administrativ që ka të bëjë me imitimin e matjeve të gazrave të makinave në natyrë, dhe janë këto dy elemente të cilat janë faktorë kryesor që do të ndikonin në përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit”, ka thënë ai për EO.

Hasanaj ka folur edhe për fushatën “Ti japim vendit ngjyra” përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetësh të mbillen 1.8 milionë drunj në Kosovë.

Mirëpo ai thotë se në fokus kryesor do të jenë zonat urbane apo qytetet më të rrezikuara nga ndotja e mjedisit.

Ndërsa për koston e fushatës ai ka thënë se nuk janë bërë kalkulimet, raporton EO.

“Kjo lidhet edhe me situatën që jemi aktualisht, pra Prishtina dhe shumë qytete të Kosovës vuajnë nga mungesa e gjelbërimit dhe pra kemi ndërtime pa asnjë kriter ne të gjitha hapësira publike, dhe duke parë këtë situatë jemi ulur dhe i kemi bashkuar forcat bashkë me KOK-un për ta sjellë fushatën ‘Ti japim vendit ngjyra’, e cila për 10 vjet synon mbjelljen e 1.8 drunjve në Kosovë, mirëpo fokusi do të jenë zonat urbane apo qytetet që janë më të rrezikuara dhe janë më keq sa i përket situatë së gjelbërimit, dhe pëpors mbjelljes së drunjve ne po synojmë që ta rrisim edhe vetëdijen e qytetarëve por edhe të bëjmë trysni te institucioneve që përfundimisht duhet të fillojnë ta trajtojnë seriozisht problemin e ndotjes së mjedisit në Kosovë, pra nuk mjafton trajtimi i këtij problemi duke organizuar konferenca”.

“Ne nuk kemi bërë kalkulime se sa do të kushtojë por është një projekt shumë i madh, dhe ne vetëm kemi përcaktuar që do të mbjellim 1.8 milionë drunj dhe që të mbillet një dru kushton përafërsisht 20 euro, mirëpo ne duke i ditur resurset të cilat i kemi duke filluar që nga Agjencia e pyjeve, mendoj që kosto e saj nuk është e madhe dhe kjo kërkon më shumë angazhim se sa ndoshta investime, dhe një nga faktorët se pse deponitë ilegale fillojnë të kthehen është se pikërisht në hapësirën që ndodhen këto deponi nuk merret asnjë veprim, pra nuk vendosen rrethoja apo nuk mbjelljen drunj”, është shprehur ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close