Ultimate magazine theme for WordPress.

MOS DILNI SONTE, AJRI NË PRISHTINË ËSHTË SHUMË I NDOTUR

Kryeqyteti i Kosovës po radhitet e treta në botë për kah ndotja e ajrit, duke ndjekur pas Delhin e Indisë e Lahoren e Pakistanin.

Kështu po bën të ditur IQair, kompani teknologjike e zvicrës në matjen e cilësisë së ajrit. Ajri në Prishtinë po kategorizohet në bazë të ndotshmërisë si “i pa shëndetshëm”, i cili në rast inhalimi cenon grupet e ndijshme (personat me probleme kronike në mushkëri, foshnjat, gratë shtatzëna e të moshuarit).

Deri më tani, indeksi i ndotjes së ajrit, sipas IQAir, në Prishtinë ka shkuar në 186.

Ambasada amerikane në Kosovë kanë vendosur monitorues automatik të matjes së cilësisë së ajrit, i cilit e mat ndotjen në kohë reale.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ende nuk ka shpalosur ndonjë plan konkret lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytet.

Sidoqoftë, studime të mëparshme, përfshi edhe një hulumtim i Universitetit të Harvardit, kanë konsideruar se ajri i ndotur e dyfishon vdekshmërinë në mesin e të prekurve me koronavirus.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close