Ultimate magazine theme for WordPress.

Rama: Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për..

ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mandati i tretë që ai kërkon nuk ishte për të, por për Shqipërinë.

“Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë, është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to, falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013”, tha Rama.

Sipas tij, mandati i tretë është për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë.

“Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë”, deklaroi kryeministri.

Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, tha Rama, po për Shqipërinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close