Ultimate magazine theme for WordPress.

Vazhdimësia e elementeve me simbole solare në Nekropolin e Trebenishtës ( pjesa e parë )

/shkruan Edibe Osmani

Punimi trajton simbolet solare te maskat funerale, motivet në aksesorë dhe teknikën e
punimit në qeramikë. Banorët e Trebenishtës, që nga antikiteti trashëguan po ato simbole e
motive në elementet kulturore që i kishin paraardhësit e tyre. Nekropoli i Trebenishtës bartë
kulturë vendase pellazgo-ilire dhe bartësit e saj janë fiset jugore ilire, të cilët kryesisht populluan
edhe hapësirën e shtetit maqedonas. Meqë arkeologjia, historia, folklori dhe etnologjia janë të
lidhura ngushtë njëra me tjetrën, me një fjalë janë të një sfere, jemi të detyruar të gjurmojmë që
nga antikiteti.
Hyrje
Hulumtimet arkeologjike, burimet historike dhe epigrafike, dëshmojnë se këtu ka jetuar populli
më i lashtë në Ballkan ai pellazgo-ilir. Ne kemi trashëguar kulturën materiale dhe shpirtërore të
tyre. Emrat e fiseve dhe vendosja e tyre vijnë deri në ditët tona nga shënimet që kanë lënë autorët
antik,studiuesit, arkeologët e shumë të tjerë. Në pamundësi që t’i përmendim të gjitha fiset ilire
do t’i veçojmë disa nga ata që shtrihen në Maqedoninë e Veriut, si: Dardanët në Maqedoninë
veriperëndimore, Peonët, (Pollogu i sotshëm), zinin rajonet e rrjedhës së mesme të Vardarit, me
qytetet Uskana, Oneum dhe Draudak deri te lumi Struma e më gjërë që banonin në luginën e
sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi
Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të Trojanëve
dhe në mbrojtje të Helenës në luftën kundër Akejve (Папазоглу, 1957: 68). Në gjysmën e parë të
shek. IV para erës së re Dasaretët, kanë përfshirë anën jugperëndimore deri te rrjedha e lumenjve
Semani dhe Devolli, kurse në anën verilindore kjo popullatë është shtrirë në tokat mbi Liqenin e
Ohrit dhe të Prespës (Mikulçiq, 1999: 98-101). Dasaretët ishin pa dyshim të lidhur me fisin
verior Epir që jetonte jashtë bregdetit të Shqipërisë së Jugut. Dasaretët banuan sot Semenin dhe
Devolin në bregdetin verilindor të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës. Në veri të atij liqeni,
rreth Drinit të Zi, Penestët, Enkhelejtë, Molosët, Daorët e tjerë.
Historiku i Nekropolit antikTrebenishta ndodhet në Fushën e Ohrit, 13 km. në veri-perëndim të
Ohrit dhe 13 km. në verilindje të Strugës. Sipas të dhënave që posedojnë në fondin e Nekropolit
"Trebenishtë", janë regjistruar 825 objekte arkeologjike, nga të cilat 258 mbahen në Muzeun

Arkeologjik të Sofjes, 187 në Muzeun Kombëtar në Beograd dhe 380 në Muzeun Kombëtar në
Ohër. Sidoqoftë, duhet të thuhet se ekzemplarët më të vlefshëm, përfshirë katër maska ari
funerale, dy prej të cilave janë në ekspozitë në Institutin Kombëtar në Akademinë Bullgare të
Shkencave në Sofje, dhe dy në Muzeun Kombëtar në Beograd (Кузман, 1985: 11-13).
Midis tyre materiale bronzi, gota argjendi dhe argumente, doreza ari, sandale dhe pllaka
dekorative, si dhe një numër aksesorësh prej ari dhe argjendi (Археолошка карта, 1996: 277-
278).
Zbulimi i sekreteve të Nekropolit të Trebenishtës, filloi rastësisht gjatë ndërtimit të rrugës Ohër-
Kërçovë në 1916 dhe më pas u hulumtua nga arkeologët Karl Scorpil i Sofjes më 1918, Nikolla
Vuliçi nga Beogradi (1930-1934), Vasil Lahtov dhe Joze Kastelit në (1953-54). Deri më tani janë
gërmuar 56 varre, 13 prej të cilave janë "princërore" me gur varri të pasur, kurse të tjerët kanë
një material arkeologjik më modest (Pollozhani, 2001: 55). Është për t’u theksuar se dekorimi
plastik i aplikuar në stelat e varreve, sqaron element të artit që kishte popullata e asaj kohe, që e
dokumenton antroponimia e mbishkrimeve në buste se kishin të bëjnë me një popullatë
autoktone të lashtë (Dobruna, 2003: 134), ku zënë vend motivet solare, antropomorfe, zoomorfe
dhe florale, në studimin tonë, ato janë analoge me simbolet e Nekropolit të Trebenishtës.
Nga studiues të ndryshëm parashtrohet pyetja se cilës kulturë i takon ky Nekropol?
Arkeologu i njohur Vasil Lahtov, duke e studiuar në kompleks kulturën e Trebenishtës, e formon
grupin kryesor kulturor të Maqedonisë, thotë se analiza e materialit, përpunimi tipologjik,
studimet linguistike dhe të dhënat burimore, tregojnë se kjo kulturë nuk është as greke as edhe
ndonjë përzierje kulture iliro-greke. Por, ajo është kulturë ilire dhe bartësit e saj janë fise jugore
ilire (Lahtov, 1965: 175).
Shkencëtarët tjerë hedhin supozime të ndryshme, se janë karakteristikë e artit grek që nga
shekulli VI para Krishtit, ndërkaq të tjerët për artin maqedono-ilir. Sidoqoftë, do të ndalemi te
maskat funerale, që nuk ishin të njohura në ritualet e varrimit Grek në atë kohë.
Ngjashmëritë e këtyre maskave të varrimit me maskat mikenase – janë portrete formale,
sepse Mycenae dhe Trebenishtja janë në një distancë të largët. Maskat nga Mycenae, ngjallin
zakonin egjiptian të veshjes së trupit të të ndjerit me ar, kështu që me siguri maskat nga

Trebenishtja i përkasin të njëjtit frymëzim. Ndërmjetësimi i Kretës në transmetimin e këtij
zakoni është theksuar nga disa studiues dhe legjenda e Cadmo dhe Harmonia, mund të
dëshmojnë për ardhjen e kolonistëve kretas dhe qipriotë në trevën e Maqedonisë. Kjo na bind që
një popull, i cili pati një veprimtari tregtare shumë aktive me të gjitha brigjet e Mesdheut dhe
sidomos me brigjet veriore të  Afrikës,  ku Kartagjena, Tunizia, Malta dhe Gjibraltari, ishin zonat
kryesore të përhapjes së tyre si tregtare ashtu edhe kulturore. Është koherent në studimin e tij
arkeologu i njohur Skender Anamali, ku shkruan se prania e kulturës arbërore në zonën përreth
liqenit të Ohrit është krejtësisht e kuptueshme. Ajo në lashtësi i takonte fisit ilir dasaretëve. Si e
tillë ka qenë e përfshirë në trevën e banuar nga ilirët pasardhës, arbëritë, po këto fise ishin ata të
cilët kryesisht populluan edhe hapësirën e shtetit maqedon (Anamali, 1988: 335-337).
Sipas Ivan Mikulçiq, Nekropoli i Trebenishtës, trajtohet kryesisht si arkaik, por edhe Epoka e
Hekurt dhe Helenistike. Gama e saj kronologjike fillon në fund të shekullit VII dhe përfundon në
fund të shekullit të IV para Krishtit, kurse gjetjet datojnë nga shekulli VI para Krishtit. Në
dallim nga ata, varret e “varfëra” të Trebenishtës, vijnë nga popullata e brendshme Dasarete
(Микулчиќ, 1999: 101).
Arkeologu Muzafer Kurkuti, i trajton të periudhës së shekullit VI- IV p.e. sonë, që nga ana
kulturore është koha e formimit të kulturës pro urbane e importit të dendur të mallrave greke për
të cilat tani kishte nevojë aristokracia fisnore ilire. Në këtë periudhë shfaqen varre të pasura.
Shembullin më të mirë e përbëjnë varreza e Trebenishtës (Korkuti, 1974:11).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close