Ultimate magazine theme for WordPress.

kryeministri francez, Castex: Do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë

ATSH-AFP/ – Ne do të na duhet të jetojmë me virusin për një kohë të gjatë, tha sot kryeministri francez, Jean Castex, ndërsa njoftoi se qeveria po punon për rregullat që duhet të zbatohen në vend deri në ardhjen e një vaksine kundër COVID-19.

“Përsa kohë që nuk kemi një vaksinë, ne duhet të japim perspektiva mbi rregullat e lojës”, deklaroi ai për të përditshmen “Le Monde”.

“Një gjë është e sigurt: grumbullimet festive, familjare, nuk do të mund të rinisin për një kohë të gjatë. Po kështu, baret dhe restorantet, të cilat janë gjithashtu pjesë e vendeve të infektimeve të larta, nuk do të jenë në gjendje të rihapen nga 1 dhjetori, ndryshe nga dyqanet e lodrave, për shembull”, shpjegon ai.

Të enjten, kryeministri vlerësoi se, nëse konfirmohet një prirje e lehtë në rënie në rastet e COVID-19, do të jetë i mundur lehtësimi i masave nga 1 dhjetori, duke kufizuar në mënyrë rigoroze në dyqanet dhe në bazë të një protokolli të përforcuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close