Ultimate magazine theme for WordPress.

Kurti për Specialen: Çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani

Albin Kurti në një konferencë për medie ka folur për Gjykatën Speciale.

Kurti për Gjykatën Speciale: Çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani

Kurti tha se çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani.

“Kosova ka pasur vazhdimisht gjykata speciale. Kjo gjykata e fundit është speciale por çmimin e gabimeve politike jemi duke paguar tani. Kjo gjykatë që iu supervendos shtetit me 82 vota u pranua të bëhet pjesë përbërse e Kosovës. Gjykata është e padrejtë dhe e njëanshme”, tha ai.

Kurti tha se ka dy elemente të aktakuzës ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

“Pra njëfarë strukture kriminale brenda UÇK-së siç thonë ata. Prokuroria e ka gabim se ose s’ka pasur strukturë kriminale. Ky lajmi për UPK brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, shtoi lideri i VV-së.

Sipas tij, në Hagë nuk janë duke u përndjekur vetëm individët. Ata kanë avokatët e tyre secili por u nevojitet mbrojtje edhe nga shteti.

“Është Qeveria ajo që duhet të angazhohet në mbrojtje të tyre. Në këtë kohë Kosova nuk ka Qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo tashmë është veçse Qeveri e pakicës. Ne duhet të jemi bashkë për luftën tonë çlirimtare dhe kundër Serbisë që nuk na njeh”, tha Kurti.

Kryetari i VV-së Albin Kurti u përgjigj në pyetjet e gazetarëve ku theksoi se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet.

“Presidenti ose presidentja duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Kosova ka ushtrues detyre të presidentit”, tha Kurti.

Ai tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë sepse sa më shumë që humbim është një ditë më pak për qytetarët e vendit.

“Kjo nuk varet vetëm prej VV-së sepse ka vetëm 31 deputet ta pamjaftueshëm pa të tjerë nëpërmjet rrëzimit të kësaj qeverie. Ne duhet të bashkohemi për luftë çlirimtare por edhe kundër Serbisë. Andaj edhe kryeminstrit të Shqipërisë i bëjë thirrje që ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Kosovës rezolutën ta bëjë edhe ai i Shqipërisë”, shtoi i pari i VV-së.

Poashtu Kurti, shtoi se tash e tutje grupi parlamentar i VV-së do të ketë ushtrues detyre Liburn Aliun.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close