Ultimate magazine theme for WordPress.

Luftëtarët e lirisë-UÇK, janë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare

/Nga Aurel Dasareti, USA

Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh. Ai që me të vërtetë e do atdheun e vet, nuk bënë asgjë që është në kundërshtim me interesat e vendit. Duhet të jeni të palëkundur, të pandashëm, të bashkuar dhe të paepur kur luftoni armikun. Është një armik i vrazhdë, i përbashkët e i vazhdueshëm që neve shqiptarëve me të vërtetë mund të na mësojë të praktikojmë dhembshuri dhe tolerancë midis nesh.
***
Atdheu ynë i përbashkët (dy shtetet tona), i kapur nga këlyshët shqipfolës, po kalon një nga periudhat më të këqija në histori në të gjitha frontet. Një shtet funksional serioz, nuk i lejon kurrë, asnjë shteti tjetër (sidomos jo fqinjëve grabitqar) t`i bëjnë presion.
Shqipëria, Kosova, FYROM dhe trojet tjera nën pushtim, kanë nevojë për dikë që i do ato. Politika e atyre që qeverisin në këto 20-30 vitet e fundit, mund të matet vetëm me rezultatin e saj. Nëse rezultati është i mirë, atëherë politika është e mirë. Nëse rezultati është i keq, atëherë politika është e keqe, sepse këtu nuk llogariten qëllimet, por vetëm arritjet. Rezultati i hajnave shqipfolës është një trishtim për kombin dhe katastrofë për vendin i cili gjendet para greminës, prandaj duhet ndryshime thelbësore. Menjëherë.
***
Luftëtarët e lirisë-UÇK-së, janë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërkaq, ushtarët gjenocid- të Serbisë, janë ndërmarrje e përbashkët kriminale. Gjithashtu, pjesëmarrës të ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale janë të gjithë Mbështetësit serb të terroristëve Millosheviç, Mladiç, Karaxhiç, Daçiç, Vuçiç etj, thënë më mirë, politikave e krimeve dhe gjenocideve të tmerrshme serbe në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.
Sa për ilustrim, shembull i barbarisë çetnike:
⦁ Masakra e Reçakut (Kosovë 15 janar 1999, masakrimi i 45 shqiptarëve).
⦁ Gjenocidi i Srebrenicës (masakrahohen 7.475–8.000 boshnjakë mysliman, nga 11 deri më 22 korrik 1995).
***
Forcat e armatosura
Forcat e armatosura, janë pjesa më e rëndësishme e mbrojtjes kombëtare. Ato janë një pjesë e armatosur e njerëzve dhe një shprehje e organizimit ushtarak dhe gatishmërisë së shoqërisë për mbrojtje të suksesshme kundër çdo agresioni. Si një forcë e vetme e armatosur dhe një pjesë integrale e sistemit të mbrojtjes kombëtare, ato janë bartësi themelor i rezistencës së armatosur ndaj çdo përpjekje për agresion kundër Shqipërisë-Kosovës dhe bartës i luftës së vazhdueshme dhe intensive të armatosur. Ato janë të strukturuara dhe të organizuara me qëllim që të mund të veprojnë në tokë, det dhe në ajër.
Uniteti i udhëheqjes dhe komandës. Udhëheqja e luftës së armatosur dhe komandimi i forcave të armatosura dhe njësive bazohet në unitetin e qëllimeve (objektivave) dhe përpjekjet e përgjithshme për t’i arritur ato.
Ato realizohen mbi parimin e vartësisë dhe bashkëpunimit, i cili siguron një pavarësi të caktuar të brendshme të pjesëve brenda një tërësie të vetme, në zbatimin e formave dhe metodave të ndryshme të kryerjes së operacioneve luftarake.
Nuk kam dituri të mjaftueshme për dy ushtritë shqiptare, por ata (komanda supreme e ushtrisë e përbërë nga ushtarak të profesionit por edhe civil) janë shumë të interesuar për të mirën e njerëzve, dhe shpresoj se duhet të jenë shumë të gatshëm që t`i shërbejnë Vendit dhe Kushtetutës.
***
Përndryshe, Lufta guerile (kudo në botë), është një lloj lufte që njësitë e pavarura dhe më të vogla drejtojnë pas vijave të frontit të armikut ose në zonat e okupuara nga armiku. Termi përdoret gjithashtu për veprimet nga bazat e fshehura të grupeve militante në rebelim kundër qeverisë në pushtet. Në një konflikt të armatosur, taktikat guerile përdoren zakonisht nga pala më e dobët ushtarake, dhe thelbësore për taktikat është zvarritja, demoralizimi dhe dobësimi i armikut përmes shumë sulmeve të vogla për një periudhë të gjatë kohore.
Terma të tillë si guerilët dhe partizanët përdoren më shpesh për grupet e përfshira në luftëra në të cilat marrin pjesë disa shtete. Në një grindje thjesht të brendshme, shpesh përdoren terma të tillë si lëvizja rebele ose revolucionare.
Të bësh luftë në grupe të vogla dhe të përbëra lirshëm, dhe ku dikush përpiqet të godasë kundërshtarin atje ku është më i dobët, në shumë mënyra është forma origjinale e luftës. Njësitë shtetërore me uniformë dhe me një strukturë të qartë komanduese, janë një shpikje shumë më e re. Luftërat me vija të qarta të frontit, dhe me beteja të kufizuara në kohë dhe terren, janë gjithashtu dukuri më të reja sesa forma e luftës e quajtur luftë guerile.
***
Grupet paramilitare-paraushtarake u ngritën paralelisht me grupet guerile. Paraushtarakët ishin forca private të sigurisë për pronarët e mëdhenj të tokave, por gjithashtu sfiduan regjimin politik përmes përdorimit të dhunës dhe shkeljeve të përhapura të të drejtave të njeriut.
***
Në shtetin amë Shqipëri, dhe Dardani, shërbimi ushtarak duhet të jetë i detyrueshëm.
Një punësim në Forcat e Armatosura është diçka më shumë sesa një punë. Detyra më e rëndësishme e Forcave të Armatosura është krijimi i sigurisë për Shqipërinë, Kosovën (…) dhe siguria për popullatën. Pavarësisht se çfarë pozicioni keni, ju po ndihmoni për të mbrojtur interesat e vendit dhe shoqërisë (komunitetit). Për të mbrojtur gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi, ne vetë duhet të jetojmë në përputhje me vlerat që kemi vendosur për të mbrojtur. Prandaj na duhen punonjës që kontribuojnë në një kulturë të mirë duke treguar respekt dhe duke marrë përgjegjësi për njëri-tjetrin, dhe të kenë guximin të veprojnë si duhet dhe të guxojnë të flasin.
Një ushtri (mbrojtje) moderne nuk përbëhet vetëm nga ushtarët.
Karakteristikat personale:
⦁ Aftësi të mira bashkëpunimi dhe aftësi komunikuese.
⦁ Gjykim i mirë dhe i orientuar drejt zgjidhjes.
⦁ Aftësia e vështrimit (pasqyrimit) të përgjithshëm.
⦁ Të jetë i orientuar drejt rezultatit dhe shërbimit.
***
Serbët para fillimit të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë lavdëroheshin: “Nëse nuk dimë të punojmë dimë të luftojmë”, megjithatë ata treguan se as atë nuk e dinin.
“Është shumë më lehtë të falësh një armik pasi t`i kesh larë hesapet me të”, – gjyshi im, ish oficer i lartë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close