Merkel: Na pret një dimër i vështirë

ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e COVID-19, dy javë në një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit.

“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne”, tha ajo në podcast-in e saj javor.

“Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë për mjaft kohë”, shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën.

Komentet e saj vijnë përpara një takimi të planifikuar për të hënën me përfaqësuesit e shtetit, për të vlerësuar efikasitetin e mbylljes së pjesshme të vendit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close