Aktuale

Realiteti brenda spitalit COVID1/ Rama: Turp kush përhap panik tek njerëzit

ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është turp kush përhap panik tek njerëzit me shpifje për “kolapsin” në spitalet COVID.

Kreu i qeverisë publikoi sot një kronikë televizive të realizuar nga stafi i News 24 brenda spitalit Covid1.

“Realitet apo propogandë?  Faleminderit gazetares dhe televizionit News 24 për këtë material dokumentar nga realiteti i spitalit Covid1 dhe turp e përsëri turp, kush përhap panik tek njerëzit me shpifje për “kolapsin” në spitale, pacientët që “dergjen nëpër dysheme”, oksigjenin që “mungon” e me të tëra helmet e gojës së shthurrur, prej mendjes së humbur.”, – thekson Rama.
Në kronikën televizive shikohet nga afër se çfarë ndodh në Spitalin Infektiv, si është gjendja  e pacientëve, çështja e kapaciteteve, shërbimi i mjekëve dhe infermierëve.
Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close