GASHI: BASHA MË ARRESTOI ME MASKË, E NJOHA ISHTE EDHE VAJZA E BERISHËS

Kaseta e Milaim Bellanicës me fakte nga masakra e Krushës së Madhe, po del të mos jetë dëshmia e vetme e “humbur”.

Në një rrëfim për Top Channel, ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi tregon se gjatë arrestimit nga UNMIK në janar të vitit 2002 i ishte marrë si provë edhe ditari i tij nga lufta, e që i ishte zhdukur dhe nuk ishte proceduar asnjëherë si provë materiale.

Për këtë, 11 vjet pas EULEX dhe Prokuroria Speciale ishin vënë në kërkim të gjetjes së ditarit nga dosja e Gashit, por si përfundim ishte konstatuar “i humbur me gjasa gjatë periudhës kur UNMIK ka udhëhequr këtë rast”.

“Unë jam akuzu në një vend të caktum, për kinse krime, a ditari im e ka përshkru gjendjen reale faktike të ndodhur në kohë, dhe ai ditar e demantuar akuzën plotësisht. Nuk i ka konvenuar drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk”, shprehet Latif Gashi, ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Llapit.

Gashi thotë se në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, të cilin e kishte identifikuar bashkëshortja e tij dhe ishte ankuar për sjellje arrogante.

“Ata si duket e kanë tradhtu vetullat e tij dhe syt e tij karakteristik dhe flokët e tij edhe zëri i tij. Ai ka qenë prezent të gjykatësi dhe kur kanë shku familja jem me marrë leje për vizitë ai i ka prit aty dhe ka përkthy aty, dhe familja jem e ka idenfikue. Po flas gjithë herë me dëshminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë vec Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës, Argita Berisha a qysh e ka emrin ajo vajza e tij. Edhe ajo ka qenë me maskë”, rrëfehet Latif Gashi.

Ai kërkon nga Basha që të paktën të tregojë nëse e ka përkthyer ditarin dhe nëse di se ku mund të jetë.

“Lulzim Basha të vetmin faj që e ka apo unë të isha kanë përkthyes në vendin e tij gjatë përkthimit kur e kom pa që qaq i rëndësishëm është për historinë, unë pa e marrë një kopje tij me rujt dikun se kisha lanë. A po dojnë policët e UNMIK me hup? UNMIK-u përveç që ka dashtë me kriminalizu luftën ka dashtë edhe me zhduk historinë e luftës tonë çlirimtare.”

Përveç gjykimit nga Prokuroria Speciale për krime lufte, Gashi është ftuar sërish në intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Intervistimi i tij është bërë në gusht të këtij viti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close