Ultimate magazine theme for WordPress.

Panairi online i Librit “mposht” vështirësitë e Covid-it

ATSH – Bledi Naska/ Botuesit më të mirë shqiptarë sollën këtë vit botimet e tyre për lexuesit në nja panair online. vështirësitë e krijuara nga pandemia detyruan këtë lloj organizimi për të mos munguar tek lexuesit, por që rezultoi sikurse ata shprehen, një sukses.

Panairi online i librit mundësoi që të mos ndërpritej tradita shumëvjeçare për të qenë afër publikut me botimet më të reja, por edhe ato më të mira të viteve. Aktiviteti duket se ia vlejtur pasi impenjimi i organizatorëve dhe botuesve ka qenë i madh.

Megjithë vështirësitë e hasura këtë vit,  panairi erdhi pranë lexuesit si një ngjarje e jashtëzakonshme dhe si një festë e madhe, duke ofruar produkte tejet cilësore. Brenda panairit, pati rreth 60 aktivitete në të gjitha platformat online dhe qëllimi kryesor ishte që emrat e autorëve të ishin në kontakt sa me te afërt me lexuesin.

Shtëpia botuese “Toena” për herë të parë arriti që të krijonte nje faqe të vetme online me qëllimin t’i shërbejë sa më mirë lexuesve. Në këtë faqe, përveçse mund të blihen produkte, mundet që edhe të shfletohen dhe lexohen në mënyrë virtuale gjithë titujt dhe librat më të mirë që ajo ofron.

“Ne vendosëm që panairin ta zhvillonim online. Dhe kjo rezultoi e sukseshme. Ne nuk mund të pranonim të dështonim në traditën tonë të tw organizuarit të panairit të libirt. Panairi i Librit është një festë që u takon të gjithëve. Është një festë ku ne bashkohemi të gjithë, lexuesi, autori, boutesi dhe komponentët e tjerë që nxjerrin në dritë një libër”,- shprehet Irena Toçi nga shtëpia botuese “Toena”.

“Mendoj që panairi e bëri punën e tij për të sellë librin afër lexuesit. U zhvilluan 60 aktivitete për transmetimin e aktiviteteve në gjashtë ekrane në rrugët kryesore të kryeqytetit. Po ashtu platformat online dhanë një impuls të rëndësishm, për të zhvilluar takime virtuale të autorit me lexuesin”,- tha Toçi.

Fatos Kongoli dhe Besnik Mustafaj vijnë të përfaqësuar nën logon e kësaj  shtëpie prestigjioze. “Stinë pandemie” e Fatos Kongolit vjen si një vepër e rrallë e cila përputhet më së miri me realitetin por jo vetëm pasi duke qënë se janë vepra universale ato vlejnë per lexuesin në çdo kohë dhe në çdo vend. Ky është edhe elementi kryesor që shtëpia botuese Toena kërkon të ruajë gjithmonë si një standard me te cilin nuk mund të negociojnë.

Një tjetër vepër e jashtëzakonshme është edhe “Historia e një mushke” e  Besnik Mustafajt, një risi në këtë panair dhe e cila ka vërtet një mezazh shumë të fortë për te sjellë tek lexuesi.

“Dekameroni” është një tjetër kryevepër e sjellë në vëmendje. Autorë të tjerë janë si Keigo Higashino, Harlan Coben, Diuana Seitaj, tenori i famshëm shqiptar Agim Hushi si dhe Ahmet Preci e shume autorë dhe emra të tjerë.

Këta autorë dhe të tjerë që “Toena” propozon në këtë panair, jo pa qëllim janë përzgjedhur këtë herë, vetëm që të mund të mbajnë përjetësisht ndezur pishtarin e botës së mrekullueshme të librit.

Fakti i fundit që vlen të thëksohet në këtë eveniment janë edhe çmimet e librave të cilat si asnjëherë dhe vetëm për pak kohë do të jenë me çmim ekonomik dhe me shumë interes për lexuesin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close