Ultimate magazine theme for WordPress.

Qeveria:Shqipëria prenoton aksesin në COVAX/ Mbulesë financiare për vaksinën antiCOVID falas

ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se “sot qeveria shqiptare brenda afatit të përcaktuar që skadonte mesnatën e sotme, ka paguar edhe kaparin për COVAX, pra ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajt që vijnë.

Rama tha po ashtu se “ne jemi në komunikim të përditshëm me BE-në”. “Kam pasur një bisedë të gjatë me Presidentet e Komisionit të premten e shkuar dhe me disa nga kryeministrat, sot me Kancelarin e Austrisë për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke pasur parasysh se vaksina do të dalë por sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë gjithë popullsinë e përgjithshme të Europës”, tha Rama, ndërsa theksoi se “të gjitha vendet kanë një strategji”.

Kryeministri nënvizoi se ne do të fillojmë me vaksinimin falas të të gjithë kategorive më vunerabël dhe pastaj ta shtrijmë në të gjitha shtresat e popullsisë”.

“Ne sot jemi gati për të pasur akses dhe ndërkohë po punojmë për të ndërtuar aleancat e duhura sepse kështu po ndodh me vendet e tjera që të mos mbetemi mbrapa të tjerëve. Këtë po bëjnë të gjithë dhe jam optimist se BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vetë për të garantuar vaksinimin e popullsisë. Në këtë proces gjithëpërfshirës edhe rajoni ynë dhe Shqipëria do të jenë pjesë”, tha Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close