Ultimate magazine theme for WordPress.

Urgjente nevoja për të gjetur kurën e ndalimit që në fillim të infeksionit Covid-19

ATSH-ANSA/ – Ekziston një nevojë urgjente për të gjetur terapi për të trajtuar infeksionin SarsCoV2, në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i pacientëve dhe të zvogëlohet presioni mbi sistemet shëndetësore.

Ky është apeli që bën virologu Anthony Fauci së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga Instituti Amerikan për Sëmundjet Infektive duke ftuar shkencëtarët, kompanitë farmaceutike dhe shoqërinë civile të shtojnë përpjekjet.

Në artikull, ekspertët nënvizojnë se ilaçe të ndryshme janë tashmë në dispozicion ose janë në zhvillim e sipër për format më të rënda të Covid-19 (për shembull remdesivir antiviral dhe dexamethasone kortikosteroide), ndërsa ka mungesë të mjeteve shëruese efektive për fazat më të përparuara.

Fauci së bashku me kolegët e tij rikujton studimin që është duke bërë për të vlerësuar efikasitetin e antiviralëve tashmë të disponueshëm në treg dhe terapitë e tjera që janë specifike për virusin SarsCoV2 (të tilla si plazma hiperimune dhe antitrupat monoklonalë).

“Nga zbulimi i barnave të reja deri te provat e tyre rigoroze klinike, këto sfida kërkojnë përpjekje dhe angazhim të konsiderueshëm nga të gjithë të përfshirë, përfshirë kompanitë farmaceutike, shkencëtarët, hetuesit dhe vullnetarët e studimit’’, theksoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close