Ultimate magazine theme for WordPress.

Deputeti Avdyli e vazhdon përplasjen me Mustafën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ditë më parë deklaroi se deputetin Haxhi Avdyli nuk e konsideron më pjesë të partisë.

Kësaj deklarate të Mustafës i është përgjigjur deputeti Avdyli, i cili ka thënë se atë mund ta largojë nga partia vetëm qytetari votues.

“Komentet e mija lidhur me deklaratën e Isa Mustafës unë i kam dhënë edhe më herët. Unë formalisht jam akoma deputet i LDK-së”.

“Momentin e duhur do ta shprehi mendimin  edhe rreth kësaj çështje por mendoj që mua dhe shumë të tjerë që mendojmë pak më ndryshe se Isa Mustafa mund të na përjashtojë vetëm qytetari dhe votuesi jonë”, është shprehur Avdyli.

Avdyli poashtu ka thënë se së shpejti do të dal me një qëndrim lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti që e ka paralajmëruar Vetëvendosje.

“Akoma nuk e kemi diskutuar çështjen e mocionit as me Vetëvendosjen as me deputetët e tjerë”.

“Momentin që do ta diskutojmë atëherë unë do ta marr një vendim dhe do të dal me qëndrim të qartë para kësaj seance”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close