Ultimate magazine theme for WordPress.

Drejtori i Radio Maria, At Livio: “Koronavirusi është një projekt kriminal i elitave botërore”

Drejtori i Radio Maria, shumë i popullarizuar në mesin e besimtarëve katolikë në të gjithë botën, At Livio Fanzaga, ka qëndruar fort në anën e atyre që besojnë se pandemia e coronavirusit është komplot i atyre që duan të nënshtrojnë njerëzimin.

Ai pretendon se pandemia është një projekt i demonëve që punon përmes trurit kriminel, me qëllimin e qartë të vendosjes së një grushti shteti mjekësor përmes mesazheve ideologjike, politike dhe masmediale, shkruan gazeta online “Fanpage”.

Në emisionin radiofonik, At Fazanga tha se infeksioni nuk erdhi nga lakuriqët e natës nga Wuhani, se nuk ishte i rastësishëm dhe se “marshimi nëpër botë i koronavirusit filloi nga Brazili dhe u përhap në të gjithë botën me ndihmën e Fondacionit Bill Gates”.

Drejtori i Radio Marija thotë se mendimin e tij e bazon në mesazhet që i vijnë nga Madonna dhe pretendon se qëllimi i projektit Kovid 19 është krijimi i një diktature sanitare dhe kibernetike në botë në të cilën do të jenë viktima të gjithë ata që e kundërshtojnë atë.

“Radio Maria” u themelua në 1982, selia e stacionit është në qytetin e vogël Erba në Lombardi, kjo radio transmeton programet e saj në gjuhë të ndryshme të botës dhe ka një mesatare prej rreth një e gjysmë milioni dëgjues.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close