Ultimate magazine theme for WordPress.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Kadastrale dhe Këshillit Prokurorial

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Kadastrale dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kjo thuhet të ketë ardhur si rezultat i takimit të 16 tetor 2020 mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Bahri Hyseni, gjatë të cilit prijësit e institucioneve ishin pajtuar për avancim të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve të interesit publik, sot me datë 17 Nëntor në ambientit Këshillit Prokurorial të Kosovës është nënshkruar Marrëveshje për Bashkëpunim mes institucioneve respektive.

Në komunikatën për media nga AKK thuhet se qëllimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar mes z. Ahmetit dhe z. Hysenit është që të mundësohet qasja në regjistrat pronësorë të cilat administrohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Ky avancim i mënyrës së bashkëpunimit, respektivisht formalizimi i bashkëpunimit me marrëveshje ku qartë specifikohen fushëveprimi i bashkëpunimit si dhe përgjegjësitë e palëve nënshkruese vjen si rezultat i disa avancimeve që kohëve të fundit ka zhvilluar Agjencia Kadastrale e Kosovës e që kanë rezultuar me kalimin prej mënyrës tradicionale të ofrimit të të dhënave (CD, email, letër) në mënyrë të avancuar përmes ofrimit të qasjes në të dhëna në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Në këtë takim u vlerësua akti i marrëveshjes, duke potencuar se përfitues kryesorë nga një proces i tillë pos palëve nënshkruese, do të jenë vetë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Përndryshe, për aspektin teknik të implementimit të kësaj marrëveshjeje Agjencia Kadastrale e Kosovës do të ofrojë edhe trajnime të nevojshme për zyrtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për operim me qasje të limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme”, thuhet në komunikatën për media.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close