Ultimate magazine theme for WordPress.

Shkencëtarët japin alarmin:Është shfaqur një virus i ri vdekjeprurës i cili përhapet nga njeriu në njeri

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për virusin ” Chapare virus”, i ngjashëm me Ebolan, i cili u shfaq në Bolivi dhe që transmetohet nga njeru në njeri dhe vret tre nga pesë personat e infektuar.

Virusi Chapare u shfaq për herë të parë në 2004 në provincën Boliviane pas së cilës edhe u emërua. Hulumtimi i ri ka treguar se si përhapet nga një pacient zero dhe sa vdekjeprurës është në të vërtetë.

Pas epidemisë së vitit 2019 në Bolivi, shkencëtarët përcaktuan se ajo vjen nga një familje tjetër në krahasim me Ebola, që shkakton ethe hemorragjike, e cila mund të çojë në dështim të organeve dhe gjakderdhje.

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim kundër virusit Chapare përveç hidratimit intravenoz dhe kujdesit shtesë. Virusi shkakton ethe, dhimbje koke, dhimbje barku, skuqje, gjakderdhje nga mishrat ndërsa personi infektohet nga kontakti me urinën dhe jashtëqitjet e miut.

Pacienti zero ishte një fermer 65-vjeçar, i cili më pas infektoi një mjek 25-vjeçar.

Një natë para se ai të vdiste, ajo mori një mostër të pështymës së tij. Ajo u sëmur dhe vdiq nëntë ditë më vonë. Mjeku 48-vjeçar që u përpoq ta ringjallte gjithashtu u infektua dhe simptomat u shfaqën 14 ditë më vonë. Të gjitha rastet e infeksionit janë rezultat i kontaktit me sekrecionet trupore të një personi të infektuar.

Pacienti zero, mjeku dhe gastroenterologu vdiqën nga virusi, ndërsa një mjek dhe një person tjetër që u i infektuar mbijetuan.
Lloji i miut që transmeton këtë virus jeton në Bolivi dhe disa vende përreth.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close