Ultimate magazine theme for WordPress.

Tolaj: Qytetarët paguajnë çmime astronomike për barna për shërim nga Covid

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të martën për të diskutuar në lidhje me gjendje pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19 nga Qeveria Hoti.

Për gjendjen pandemike nga radhët e AAK-së ka folur deputeti Arbër Tolaj.

Ai tha se shpenzimet për tu shëruar nga virusi Covid-19, po ju kushtojnë shumë shtrenjtë qytetareve të Kosovës.

Po ashtu Tolaj bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat mbrojtëse sipas udhëzimit të IKSHPK-së.

“Qytetarët e Kosovës në këtë kohë Pandemie, të dërmuar nga kriza ekonomike, dhe se bashku me Qeverine dhe MSH-ne po mundohen te kontribuojnë në parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID19, gjithnjë duke i respektuar masat e propozuara nga IKSHPK dhe OBSH, siç janë mbajtja e distancës, higjiena, përdorimi i maskës, mos grumbullimi në numër të madh etj. Sa po arrihet kjo, mbetet për t’u dëshiruar, dhe vlerësuar. Numri i të infektuarëve në kohët e fundit është në rritje – mbi 900, por edhe numri i testimeve është në rritje, dhe që arrinë deri në 2000 brenda 24 orëve. Duhet cekur se kjo sëmundje paraqet një përvojë të re në shëndetësinë botërore dhe që shumë shteteve të zhvilluara po ju sjell vështirësi në parandalimin dhe menaxhimin e saj”, tha ai.

“Përveç preokupimeve me gjendjen shëndetësore të të sëmurëve, familarët ballafaqohen edhe me mungesën e barnave, dhe po detyrohen t’i blejnë me çmime astronomijke për trajtimin e virusit-Corona.Mesatarja e shpenzimeve për trajtimin e formave të lehta të Covid-it , dhe që kërkon  trajtim ambulantor, ka koston ndërmjet 200- 300 euro për trajtim 2 javor , me analizat e nevojshme laboratorike, rtg e mushkërive, por  pa përfshirë testet  për Covid (PCR dhe serologjik) dhe barnat antivirale Favipiravir(Faveda 200 mg – 70 euro) dhe Remdesivir(amp 100 mg). Në rastet e rënda kur trajtimi zgjat, sipas protokolit duhet blerë 10 ampulla Remdesivirë,  gjë që rezulton se vetëm për trajtim me një ilaç ,qytetari ynë detyrohet të shpenzoj 2000 €. Prapë, pa përfshirë edhe terapinë përcjellëse: me barna tjera, antibiotike, infuzione, grafite, analizat e nevojshme laboratorike, testet për Covid19 që duhen përsëritur, si dhe nevojat tjera. Kjo nënkupton se trajtimi në këto raste më të rënda arrin koston deri në 3000 euro”, shtoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close