Ultimate magazine theme for WordPress.

Fauci: Rezultatet e vaksinës antiCOVID-19 të Moderna-s shumë befasuese

ATSH-AFP/ – Imunologu, Anthony Fauci, figurë shumë e respektuar në SHBA, përshëndeti njoftimin nga kompania amerikane Moderna për një vaksinë efikase me rreth 95% kundër COVID-19.

“Ideja për të pasur një vaksinë efikase me 94,5% është shumë impresionuese”, deklaroi ai.

“Ky është një rezultat vërtet befasues, mendoj se askush nuk e priste që të ishte kaq i mirë”, shtoi ai/

Fauci është drejtor i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive, që ka filluar bashkëzhvillimin e vaksinës që prej janarit, pasi autoritetet kineze komunikuan sekuencën gjenetike të koronavirusit të ri.

Vaksina mbështetet mbi një teknologji të re që konsiston në futjen e udhëzimeve gjenetike në organizëm për të shkaktuar prodhimin e një proteine ​​identike me atë të koronavirusit (maja e saj e njohur), dhe provokon një përgjigje imunitare.

“Shumë njerëz kishin rezerva përballë kësaj metode që nuk ishte testuar ende dhe provuar”, thekson Fauci duke shtuar se disa na kanë kritikuar për këtë.

Aleanca Pfizer/BioNTech njoftoi javën e kalaur një vaksinë me 90% efikasitet kundër COVID-19, duke u mbështetur në të njëjtën teknologji.

“Të dhënat flasin vetë,” theksoi ai.

“Unë mendoj se kur keni dy vaksina si këto që janë provuar të jenë mbi 90% efektive, teknologjia thjesht nuk duhet të funksionojë më”, shtoi ai.

“Ndjenja antivaksinë është shumë e madhe në SHBA. Duhet të mundësojmë kapërcimin e kësaj dhe të bindim popullsinë të vaksinohet sepse një vaksinë shumë efikase është e padobishme nëse askush nuk vaksinohet”, nënvizoi Fauci.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close