Ultimate magazine theme for WordPress.

Rama: Mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë

/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj djegies së tabelës me simbolin e UÇK-së në Kosovë.

Rama është shprehur se mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë.

“Liria ka emër dhe mjeranët që djegin flamuj, simbole apo postera, thjesht forcojnë kujtesën e njerëzve për emrin e lirisë…”, është shprehur Kryeministri Rama përkrah posterit.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se në Graçanicë është djegur një tabelë ku shkruhej “Liria ka emër” bashkë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close