Ultimate magazine theme for WordPress.

Trump shkarkon zyrtarin që kundërshtoi pretendimet e tij për zgjedhjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv.

Trump njoftoi më 17 nëntor se ai kishte marrë vendim të pushojë nga puna, Christopher Krebs, duke thënë se një deklaratë e fundit që agjencia e Krebs bëri për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Trump pretendon se kishte pasur “mashtrime masive” në zgjedhje, duke përmendur pretendime të pabazuara, në bazë të së cilave në zgjedhjet e 3 nëntorit “kanë votuar edhe të vdekurit”, vëzhguesit janë ndaluar të kenë qasje në vendet e votimit dhe ka pasur gabime të makinës së votimit.

Twitter vendosi menjëherë një paralajmërim në postim duke thënë: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”.

Shkarkimi vjen pasi Trump refuzon të njohë fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden.

Avokatët e tij kanë sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në procese gjyqësore të paraqitura në shumë shtete. Shumica janë hedhur poshtë për mungesë të provave.

Krebs drejtoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) që nga krijimi i saj, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016 deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Si kreu i CISA-s, Krebs ishte një nga zyrtarët më të lartë që punonte për të siguruar infrastrukturën e votimit kundër ndërhyrjeve dhe mashtrimeve të huaja.

Ai është lavdëruar për punën e tij nga ligjvënësit e të dyja partive, si dhe zyrtarë shtetërorë dhe zgjedhorë në të gjithë vendin.

Javën e kaluar agjencia tha në një deklaratë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “më të sigurtat në historinë amerikane”.

Pas shkarkimit Krebs shkroi në Twitter: “I nderuar që kam shërbyer. Ne e bëmë punën si duhet. Mbro sot, siguro të nesërmen”, shkroi ai.

Disa ligjvënës e kritikuan shkarkimin e tij. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi (demokrate) tha se Krebs është një ekspert i respektuar i sigurisë kibernetike i cili punoi me zell për të mbrojtur zgjedhjet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close