“Zyrtarisht, që nga sot, nuk jam më pjesë e kabinetit të Avdulah Hotit”

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Avdulah Hoti, Visar Berisha, dha dorëheqjen nga ajo pozitë për, siç tha ai, arsye personale.

Berisha, djali i ish-Presidentit të Kuvendit të kosovës, Kolë Berisha, tha se ai nuk do të shpallte publikisht arsyet pse e bëri atë,raportojnë mediat prishtinase.

“Zyrtarisht, që nga sot, nuk jam më pjesë e kabinetit të Avdulah Hotit. Arsyet janë personale dhe do të mbeten të tilla. Unë ende mendoj se kjo qeveri tërhoqi gjestin më patriotik në 10 vitet e fundit duke nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit,” tha Berisha në një deklaratë.