Ultimate magazine theme for WordPress.

Bjellorusia burgos edhe një korrespondent tjetër të Radios Evropa e Lirë

Një korrespodent që punon për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, i cili u arrestua në një protestë kundër Alyaksandr Lukashenkas në Minsk fundjavën e kaluar, është burgosur për 10 ditë, thanë të afërmit e tij.

Ihar Karney ishte në mesin e më shumë se 1,200 personave që u arrestuan nga policia më 15 nëntor në të gjithë Bjellorusinë. Protesta antiqeveritare janë mbajtur pothuajse çdo ditë në këtë shtet që kur Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve të vendit më 9 gusht, pavarësisht akuzave për mashtrim zgjedhor nga opozita dhe vendet perëndimore.

Të paktën 18 gazetarë – përfshirë Karney dhe tre kontribues të tjerë në Shërbimin Bjellorus të Evropës së Lirë — fotografi Andrey Shaulyuha, kameramani Andrey Rabchyk dhe një montazhere e videove, Yulia Kotskaya — ishin mes të arrestuarve në Minsk dhe qytete të tjera më 15 nëntor, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve.

Një gjykatë në Minsk më 17 nëntor e dënoi Shaulyuhan me 15 ditë burg pasi e gjeti fajtor për pjesëmarrje në një tubim, një akuzë që ai e hodhi poshtë, duke thënë se po e mbulonte ngjarjen si reporter.

Më 16 nëntor, Rabchyk u shpall gjithashtu fajtor për pjesëmarrjen në një tubim dhe u dënua me 15 ditë. Rabchyk gjithashtu u deklarua i pafajshëm, duke këmbëngulur se ai po mbulonte tubimin.

Kotskaya u la e lirë më 16 nëntor, por gjithashtu u akuzua për pjesëmarrje në një tubim dhe u thirr në një gjyq të caktuar për 19 nëntor.

Javën e kaluar, një korrespondent shumëvjeçar i Evropës së Lirë në Bjellorusi, Aleh Hruzdzilovich, u dënua me 15 ditë burg me të njëjtën akuzë për mbulimin e një tubimi tjetër masiv kundër Lukashenkas.

Në gusht, Ministria e Jashtme Bjelloruse refuzoi të zgjasë akreditimet e disa korrespondentëve të Evropës së Lirë, duke i detyruar ata të ndërpresin punën e tyre për transmetuesin amerikan.

Sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, 26 reporterë janë burgosur në Bjellorusi deri më 18 nëntor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close