Ultimate magazine theme for WordPress.

KOMF: Shërbimet sociale rrezikojnë të ndërpriten në Janar 2021

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, përmes një kërkese zyrtare i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica dhe Ministres së Financave Hykmete Bajrami.

Ata kanë kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve për fëmijët ne nevojë si dhe zgjidhjen afatgjatë të financimit të shërbimeve sociale

Konkretisht, KOMF ka kërkuar:

Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së përkohshme të shërbimeve të strehimoreve për fëmijët pa përkujdes prindëror, viktima të dhunës dhe abuzimit, viktima të trafikimit (niveli i ulët i rrezikut) në Janar 2021, përmes shpalljes sa më parë të thirrjes nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e shërbimeve sociale direkte të ofruara nga strehimoret e licencuara.

Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të rregulluar mekanizmin e financimit të qëndrueshëm edhe për të gjithë shërbimet sociale për fëmijët e cenueshëm, si fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e përfshirë në punë të rënda, duke nxjerrë thirrje të rregullta të cilat nuk do të lënë zbrazëti apo boshllëqe kohore të pambuluara financiarisht, gjë e cila ndodh çdo vit dhe rezulton me ndërprerje të shërbimeve sociale.

Procedimin sa më shpejt të procesit të miratimit të Projekt Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, (i cili aktualisht është në proces hartimi), e i cili parasheh krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale, me qëllim zgjidhjen afatgjatë të problemit të financimit të shërbimeve sociale.

Ofruesit e shërbimeve të licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ofrimin e shërbimeve rezidenciale po vazhdojnë të përballen me paqëndrueshmëri financiare. Shërbimet sociale dhe ato rezidenciale për fëmijët në nevojë, financohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes thirrjeve publike çdo vit dhe çdo vit ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje, duke i lënë pa përkrahje financiare këta ofrues, çdo fillim viti.

Edhe këtë vit, strehimoret posedojnë financim vetëm deri në 31 Dhjetor 2020. Si pasojë e mungesës së financimit strehimoret rrezikojnë të mbyllen përkohësisht nga 1 Janari i vitit 2021. Ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht do të lërë pa strehë fëmijët e akomoduar aktualisht në këto strehimore dhe po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje.

Me një situatë të rëndë po përballen edhe ofruesit e shërbimeve për fëmijët e tjerë të cenueshëm. Organizatat ofruese të shërbimeve përmes qendrave ditore dhe shërbimeve në familje e komunitet, nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare përgjatë vitit 2020, nga MPMS.

KOMF bën me dije, se në qoftë se nuk do ndërmerren masat e menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale dhe atyre rezidenciale për fëmijët viktima apo ata në nevojë për shërbime apo strehim, të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve në Kosovë do të cenohen rëndë dhe në një mënyrë të paprecedent.

KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë Covid–19, por mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close