Ultimate magazine theme for WordPress.

Andin Hoti e mbron Bogujevcin: Çdo sulm ndaj teje, është edhe sulm ndaj meje

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini i ka dal në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci pas komenteve të bëra ndaj saj nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se Bogujevci është një dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin serb të bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata. Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close