Ultimate magazine theme for WordPress.

Qendrat për Punë Sociale s’kanë kapacitete për strehimin e fëmijëve

Qendrat për Punë Sociale sfidë kryesore kanë kapacitetet e pakta për strehimin e fëmijëve, ku ekziston vetëm një OJQ që strehon fëmijët dhe që është e specializuar për këtë gjë.

Ndërsa, strehimoret tjera që janë për viktimat e dhunës mund të strehojnë vetëm një moshë të caktuar të fëmijëve dhe nuk mund të strehojnë fëmijët, djem të moshës mbi 12 vjeçare.

Këto janë disa të gjetura të raportit “Analiza e Nevojave mbi kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së fëmijëve”, raport i cili është publikuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ky raport është financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me Handikos.

Petrit Sopjani, ekspert, ka prezantuar të gjeturat e analizës, ku tha se strehimi është një nga sfidat kryesore që përmendin Qendrat për Punë Sociale.

“QPS-të kanë treguar alternativa shumë të pakta të kapaciteteve të strehimit, pra strehimi është një nga sfidat kryesore që përmendin QPS-të. Pra, kemi shumë pak kapacitete strehuese për fëmijë, pra kemi vetëm një OJQ që strehon fëmijë që është e specializuar për strehimin e fëmijëve, ka kapacitete të limituara dhe strehimoret tjera që janë strehimore për viktimat e dhunës mund të strehojnë vetëm një moshë të caktuar të fëmijëve e gjithsesi nuk mund të strehojnë për shembull djem të moshës mbi 12 vjeçare dhe kjo është një sfidë në vete. Skemat e asistencës sociale shpesh raportohet si të vogla, të pamjaftueshme dhe ka ankesa të vazhdueshme nga klientët. Skemat sociale siç dihet menaxhohen nga niveli qendror dhe QPS-të konsiderojnë se ekziston një buxhet mjaftë i ulët në nivelin lokal për mbulimin e kostove të funksionimit të QPS-ve, stafit dhe nevojave tjera emergjente.

Ai tha se analiza e rishikimit të ligjeve dhe raporteve ka treguar se ekziston një infrastrukturë e kënaqshme legjislative, por që tha se shihet se ekziston nevoja për përmirësim në të ardhmen për disa akte nënligjore apo udhëzime administrative.

Në bazë të të gjeturave të raportit, ai tha se kanë hasur në indikacione se ka ngecje në nivele të ndryshme të zbatimit që zakonisht kushtëzohen nga disa aspekte, ato janë mungesa e stafit dhe profile profesionale të ofruesve të shërbimeve, shërbime jo-adekuate dhe jo konsistente, financim i dobët dhe i papërshtatshëm, planifikim dhe koordinim i fragmentuar dhe i paqëndrueshëm.

“Kompetencat të cilat janë decentralizuar nga niveli qendror në atë komunal kanë një vështirësi dhe një sfidë në aspektin e financimit të paqëndrueshëm të shërbimeve sociale dhe familjare dhe pengon përfundimin e procesit të decentralizimit. Pra, është shumë e rëndësishme të theksohet që QPS-të të japin indikacione se deri më tani, fusha e shërbimeve sociale dhe familjare nuk është trajtuar si prioritet nga autoritetet komunale”, tha ai.

Sopjani u shpreh se derisa në rajon dhe në botë ka rritje të numrit të fuqisë punëtore në punën sociale, në Kosovë nuk po ndodh një gjë e tillë. Ai përmendi se si kur punëtorët socialë pensionohen apo japin dorëheqje jo çdo herë zëvendësohen me staf të ri.

Qendrat për Punë Sociale kanë shprehur ankesa edhe sa i përket organizimit të brendshëm, kuzyrat ndahen ndërmjet dy ose më shumë zyrtarëve, pa privatësi kur pranojnë klientë dhe bisedojnë me ta për çështje delikate dhe të ndjeshme.

Ai ka paraqitur edhe disa rekomandime sa i përket QPS-ve, ku tha se numri i zyrtarëve për shërbime sociale duhet të rritet. Po ashtu, ai tha se infrastruktura e zyrës ka nevojë për azhurnim të madh, derisa përmendi që zyrat duhet të sigurojnë qasje të plotë për të gjithë klientët përfshirë personat me aftësi të kufizuara.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close