Ultimate magazine theme for WordPress.

Urdhërohet zhvarrosja e trupave pranë Rashkës

Dy ditë më parë u gjend një varrezë masive në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, ku besohet të jenë trupat e pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë personave shqiptarë të Kosovës.

Një Gjykatë e lartë në Beograd ka lëshuar urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar trupash të pajetë nga një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës, në jug të Serbisë. Sipas kësaj gjykate, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Është udhëzuar Ministria e Brendshme për sigurimin e lokacionit në mënyrë adekuate, ndërsa veprimet tjera të rëndësishme do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet, duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit dhe mungesën e të dhënave të hollësishme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së lartë në Beograd, përkatësisht Departamentit për Krime Lufte.

Zbulimi i varrezës masvie

Dy ditë më parë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, njoftoi se në varrezën masive në Krizhevak të Serbisë, dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës. Për gjetjen e mbetjeve mortore në një varrezë masive në Serbi e konfirmon edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq. Ai tha se “në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave”.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe organizata tjetër serbe Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), thonë se që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999. Sipas YIHR-it, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës. Në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa, afër Liqenit Peruçac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa, mbetje mortore u gjenden edhe në Rudnicë në Serbinë Jugperëndimore në vitin 2013.

Kosova kërkon zbardhjen e plotë

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, pas zbulimit të varrezës masive afër Rashkës në Serbi, tha se “Serbia po fsheh trupat e shqiptarëve të vrarë”. Në një deklaratë për medie shefja e diplomacisë kosovare thotë se “autoritetet në Serbi vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi”. “Beogradi ka qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim”.

Çështja e të zhdukurve gjatë lutës në Kosovë është pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Kosova vazhdon t’i ketë 1.643 persona të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-1999.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close