Ultimate magazine theme for WordPress.

Nuk e dinë që janë të infektuar por e përhapin coronavirusin!

Rreth 50 për qind e infeksioneve me coronavirus e përhapin të ashtuquajturat asimptomatike.

Këta janë, në fakt, njerëz të infektuar që nuk shfaqin, as nuk kanë ndonjë shenjë infeksioni, as nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, shkruan agjencia Agi dhe u referohet rezultateve të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Kërkimet tregojnë se 24 përqind e atyre që transmetojnë infeksionin nuk zhvillojnë sëmundjen, domethënë nuk sëmuren nga kovid 19 dhe 35 përqind e të infektuarve vazhdojnë vetëm me simptoma të lehta.

Agjencia shkruan se këto të dhëna tregojnë rëndësinë e mbajtjes së një maske mbrojtëse dhe mbajtjen e distances fizike, masa të thjeshta që virologët kanë rekomanduar si masa të mira mbrojtëse që nga fillimi i pandemisë.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close