Ultimate magazine theme for WordPress.

Aviokompanitë kanë nevojë për 70 deri 80 miliardë ndihmë shtesë

Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar krizës për shkak të pandemisë COVID-19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ky sektor, tashmë ka marrë ndihmë 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por në muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të duhej të jenë 70 deri në miliardë dollarë dhe në qoftë se nuk e marrin këtë ndihmë, ato nuk do të mbijetojnë, ka vlerësuar De Juinak në një bisedë për gazetën La Tribune, me rastin e tubimit kushtuar transportit ajror “Paris Air Forum”.

“Sa më shumë që zgjat kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga bankrotimi. Afër 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit”, tha ai.

Që nga fillimi i krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit, i cili gjatë pranverës e ka ateruar gati se gjithë flotën botërore për disa javë, qeveritë u kanë ofruar ndihmë kompanive në forma të ndryshme, hua, ndihmë të drejtpërdrejtë, ndihmë për mbajtjen e punonjësve, etj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close