Ultimate magazine theme for WordPress.

BM kërkon vlerësimin e vaksinës së “Pfizer/BioNTech” nga MHRA

ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot se i ka kërkuar rregullatorit të saj shëndetësor të rishikojë vaksinën antiCOVID-19 të “Pfizer / BioNTech”, ndërkohë që një pjesë e Skocisë forcoi kufizimet dhe Irlanda e Veriut vendosi të aplikojë një bllokim të ri dyjavor.

“Mund të konfirmoj se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht MHRA (Autoriteti Rregullator i Shëndetit të Barnave) të vlerësojë vaksinën e “BioNTech / Pfizer” për të parë nëse është e përshtatshme për standardet shëndetësore britanike”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në një konferencë për shtyp.

BM, vendi më i prekur në Europë nga epidemia, me më shumë se 54 000 të vdekur, tashmë ka porositur 40 milionë doza të kësaj vaksine dhe shpreson të marrë 10 milionë deri në fund të vitit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close