Ultimate magazine theme for WordPress.

Durrës/ Shkolla “Vëllezërit Haradinaj”, gati për të mirëpritur nxënësit me kushte optimale

ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, do të rihapë dyert për nxënësit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këto ambiente ku 521 nxënës dhe 47 fëmijë do nisin mësimin me kushte bashkëkohore në shkollën 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” dhe kopshtin me të njëjtin emër.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë për marshallah, “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.
Shkolla ka sistem termoizolimi me kapotë, infermieri, dhomë psikologu, sistem mbrojtje antizjarr, bibliotekë dhe sallë leximi në dy kate 150 m2.
Po ashtu shkolla është e pajisur me shkallë emergjence, dritare termike, sistem kamerash, sistem ngrohje qendrore etj.
Në kuadër të Programit të Rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close