Ultimate magazine theme for WordPress.

Minstrja Haradinaj-Stublla:Vizita e Vuçiqit në Kosovë nuk realizohet

Rtk raportoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kërkoi leje për të vizituar sot Kosovën së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Por, kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar se vizita e një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, nuk do të realizohet në Kosovë.

E para e MPJ-së ka treguar se Vuçiq dhe zyrtarët nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar përcjellje.

“Po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet” ka thënë ajo.

Ndryshe, Vuçiq të enjten i kishte dërguar kërkesë  institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vizitën në Kosovë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close