Ultimate magazine theme for WordPress.

Shpend Ahmeti: 50 euro për ilaçe çdo të infektuari, 100 euro për çdo pensionist

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vendimi për dhurimin e 50 eurove të gjithë atyre që janë infektuar në këtë komunë, do të merret të mërkurën. Përjashtim do bëjnë pensionistet, të cilët do të marrin nga 100 euro.

Ahmeti ka njoftuar edhe për shërbimet e tjera që do ua mundësojë Komuna e Prishtinës qytetarëve, përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

– 12000 telefonata të infektuarve

– mbi 10000 pako ushqimore e higjienike

– lirim nga pagesa për HoReCa pëe 1 vit

– lirim të qerasë

– shtyerje të pagesave për leje

– lirim nga pagesat për çerdhe

– 300 teste në dite për Covid

– 50 euro për shpenzime sjëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë

– 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro

– subvencione për artistë e sportistë”, janë shërbimet të cilat do të kryhen nga komuna, sipas Ahmetit.

I pari i Prishtinës ka bërë me dije se ndihma do iu ofrojnë edhe grupeve të tjera deri në fund të vitit.

Ai ka falënderuar edhe asambleistët e pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës për shtyerjen përpara të këtij procesi, nëpërmjet votimit

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close