Ultimate magazine theme for WordPress.

GEGË & TOSKË

GEGË
Sipas Pokornyt fjala Gegë vjen nga lashtësia (ghegan , “gjigande”), nga mitologjia Homerike, gjigandët e maleve akrokeraune,
në gojën e popullit dëgjojmë në përdorim të përditshmë tri forma të këtij emri. “Gegët”, “Gjegë”dhe “Malet e Gege” Që të tre këta emra kanë një burim të përbashkët nga emri “Gegë” që përdoret dendur në veriun e Shqiprisë si emër njeriu. Ky emër mendohet se paraqet formën e shkurtuar të emrit “Gregor”, por kjo mund të jetë ndonjë përshtatje kristiane mbasi emri Gegë ka mundësi të jetë pagan.

TOSKË
Prejardhja e këtij emri nuk asht e qartë. Hipoteza të ndryshme u lëshuan mbi prejardhjen e tij, por nuk kanë gjetur ende konfirmim të përgjithshëm. Hahni e përmend si formë latine ose etruske të emrit “Tuscus” ose “Tuscia”, prej nga buron edhe “Toskana*”, ndërsa të tjerët e mendojnë të rrjedhur nga pronari “Karl de Tocco” që përmend edhe Muzaka në gjenealogjinë e familjes së tij. Por ka gjasë se është edhe një emër ilirian Fisi i Abanëve që banonte në Ilirinë e Jugut, mbasi u shpërngulën duke zënë vend në pllajat perëndimore të Pindit, e quajtën vendin e ri një mal me emnin Toskia. Nuk është larg mundësia që ky emër të ketë lidhje me Toskërin e sotshme duke pësuar vetëm lëvizje përhapjeje. Dhimitër Shuteriqi e gjurmon me kujdes këtë emën ndër dokumenta historike dhe e gjen të përdorun për të parën herë në shek. XV si emën familjeje te shqiptarët e Greqisë, me format e “Toschassi”, “Toschi”, gjithashtu “Toskë” dhe “Toskëritë”.

/Toka Iliro-Pellazge

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close