Ultimate magazine theme for WordPress.

Kujdes dhe hapni syt !

/Shkruan Blerim Latifi

Në fillim të kësaj jave që po kalon një dorë e padukshme, në afërsi të Graçanicës, dogji një poster të fushatës mediale “Liria ka emër”. Dje, siç raportuan mediat, po ashtu, një dorë e padukshme e dogji flamurin serb në qendër të Grançanicës. A janë këto shenja të fillimit të zbatimit të ndonjë skenari për të rindezur sherret etnike në Kosovë? Nuk po dua të sugjeroj një përgjegjje të menjëhershme, por situata në të cilën ndodhemi është ideale për të gjitha ato forca që duan ta shohin Kosovën në tym e flakë.

Klasa politike në Kosovë është krejtësisht e ngulfatur nga mllefet personale e partiake.Vetëvendosje! nuk do as të shoh, e as të mendoj, asgjë përtej mllefit të saj për largimin nga pushteti në pranverë të këtij viti. PDK dhe mbështetësit e saj janë të mllefosur tej mase me faktin se dy liderët e saj u morrën nga Gjykata Speciale. Qytetarët e Kosovës janë tej mase të mllefosur me qeverinë e dobët të LDK-së, e cila nuk është në gjëndje të kaloj as ligjin e rimëkëmbjes ekonomike, ligj i cili do duhej të kalonte me urgjencë.Bizneset janë të mllefosura nga qeveria dhe masat e saj anti-covid, të cilat janë duke i falimentuar. Secili njeri me mend në kokë do duhej të ndjehej i shqetësuar nga ky mllef i akumuluar, i cili i ngjan një trotili të vendosur në themelet e një ndërtese.

Dhe secili politikan, që ka sadopak mend në kokë dhe një ndjenjë elementare përgjegjësie ndaj këtij vendi, do duhej të kuptonte se Serbia do të mundohet ta kanalizojë këtë mllef në drejtim të strategjive të saj për destabilizimin dhe rrënimin e shtetit të Kosovës.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close