Ultimate magazine theme for WordPress.

Një gjykatës në Pensilvani hedh poshtë kërkesën e Trumpit për votat me postë

Një padi nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump, përmes së cilës kërkohej ndalimi i certifikimit të miliona votave me postë në Pensilvani, është hedhur poshtë nga një gjykatës federal.

Në vendimin e 21 nëntorit, gjykatësi Matthew Brann shkruan se fushata e Trumpit ka përdorur “argumente të pabazuara ligjore dhe akuzime spekulative… të pambështetura në dëshmi”.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo nuk mund të justifikojë heqjen e të drejtës së votimit për një votues të vetëm, e lëre më për të gjithë votuesit e shtetit të gjashtë me popullsinë më të madhe. njerëzit tanë, ligjet dhe institucionet tona kërkojnë më shumë”, thuhet në vendimin e gjykatësit.

Zyrtarët e Pensilvanisë tani mund të certifikojnë rezultatin zgjedhor, i cili e shpall fitues në këtë shtet demokratin Joe Biden, me mbi 80,000 vota.

Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke arritur të marrë 306 vota elektorale, kundrejt 232 sa ka fituar presidenti Trump. Biden ka fituar në shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë.

Vendimi i këtij gjykatësi në Pensilvani është një goditje e radhës ndaj përpjekjeve dëshpëruese të Trumpit për të përmbysur rezultatin zgjedhor përmes një sërë procesesh gjyqësore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close