Ultimate magazine theme for WordPress.

Sondazh:Në Serbi: Nuk përjashtojnë luftën me Kosovën

Hulumtimi i fundit i opinionit publik nga Qendra Beogradase për Politika të Sigurisë i publikuar të premten ka zbuluar se qytetarët serbë nuk e përjashtojnë luftën dhe intervenimin ushtarak në Kosovë. Këtë opinion e kishin edhe për Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.

Rezultatet e publikuara të premten treguan se qytetarët serbë si prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme e shohin ‘ruajtjen’ e Kosovës nën integritetin e Serbisë, forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe me Rusinë.

Në pyetjen se kë e konsiderojnë armikun më të madh të Serbisë, 30 për qind e të anketuarve e identifikuan Kroacinë, 20 për qind Shqipërinë, ndërsa 13 për qind Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë mbi tri të katërtat e të tyre konsiderojnë se në pesë vitet e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë shpërthim të konflikteve të armatosura.

Ky hulumtim tregoi po ashtu se pak më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të intervenoj me ushtri në Kosovë në rast të shpërthimit të konflikteve e diçka më pak se gjysma personalisht do t’i bashkëngjiteshin bashkëqytetarëve të tyre në rast të një konflikti të tillë.

Siç njofton organizata, dy të tretat e të intervistuarve besojnë se një paqe e qëndrueshme është e mundshme mes shqiptarëve dhe serbëve, e gjysma e tyre mendojnë e tyre mendojnë se kjo është e mundur të arrihet vetëm në rast të zgjidhjes paqësore për Kosovën.

Në anën tjetër, 69 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia do të duhej të intervenonte nëse situata e njejtë do të shfaqej në Mal të Zi, e rreth 58 për qind janë për nëse do të kishte konflikt në Bosnje e Hercegovinë, dhe shumica do të bashkëngjiteshin në ato konflikte.

Hulumtimi “Shumë fytyra të politikës së jashtme serbe. Opinioni publik dhe baraspeshimi gjeopolitik” është kryer gjatë muajve shtator dhe tetor me mostrën përfaqësuese prej 1200 qytetarëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close