Saturday, November 28, 2020
Fokus

Sovraniteti i Europës duhet të fillojë në mendjet gjermane

Si e percepton Europa të ardhmen e saj? Në krah të SHBA-së apo e varur prej saj? Presidenti francez dhe ministrja gjermane e Mbrojtjes kanë qëndrim të ndryshme, mendon Michaela Küfner.

Grindja e brendshme e BE për 1,8 bilionë eurot e periudhës së ardhshme shtatëvjeçare buxhetore dhe fondit të Coronës tingëllon si muzikë në veshët e Kinës dhe Rusisë. Krahas kësaj ajo i shërben edhe qeverisë së re nën presidetin e ri, Joe Biden si provë tjetër, se BE edhe më tej mbetet vetëm kopshti i përparmë i interesave amerikane, në vend që të mishërojë si duhet interesat e veta.

Pikërisht këto interesa kërkon të mbrojë presidenti francez, Emmanuel Macron me të gjithë fuqinë, dhe e kundërshtoi ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila e përcaktoi si “iluzion” “autonominë strategjike europiane”. “Europianët nuk mund të zëvendësojnë rolin vendimtar të SHBA si garantuese të sigurisë”, e përshkroi ajo gjendjen aktuale. Gjendje që u konfirmua nga paniku që kapi më pas tek aleatët: Trump bëri të ditur, se deri në janar do të tërheqë një pjesë të madhe të trupave amerikane nga Afganistani dhe Iraku. Jo, natyrisht që europianët nuk mund ta përmbushin këtë vakuum.

Sovranität „a la francaise”

Po të shohësh me vëmendje, Emmanuel Macron dhe Annegret Kramp-Karrenbauer në qëllimet e tyre për Europën nuk janë edhe aq larg. „Pretendimi ynë duhet të jetë, që Gjermania dhe Europa të bashkëformësojnë në mënyrë aktive fqinjësinë e tyre dhe rendin global”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes në fjalimin e saj të dytë parimor para studentëve në Universitetin e Bundeswehrit. Vetëm se Macron e sheh këtë detyrë në formën franceze“grande”.

Përtej çështjeve të mbrojtjes, presidenti i të vetmes fuqi atomike të mbetur në BE kërkon që edhe nga ana ekonomike dhe shoqërore të „verë në lëvizje”, atë që mund ta quash „konsesusin e Parisit”, që duhet të shikojë më vëmendje „konsesusin e Uashingtonit” të kapitalizmit global. Në një kohë që Gjermania e shikon Bashkimin Europian edhe më tej si pjesë të bashkësisë perëndimore të vlerave të udhëhequr nga SHBA, Macron kundërshton hapur. „Vlerat tona nuk janë edhe aq të njëjta”, sepse Europa ka një „preferencë për barazinë, që në SHBA nuk është se vihet re”, ka thënë ai. Por me këtë hap të largimit nga bashkësia e vlerave perëndimore të vulosura nga SHBA, Macron qëndron i vetmuar.

Merkel korrigjon dhe hesht

Kancelarja gjermane nuk i hyn këtij debati kritik amerikan. Në kohët e Trumpit ajo ka theksuar, se SHBA është aleati më i rëndësishëm për Europën. Por ajo e korrigjon Macronin, aty ku mendon se duhet: tek paratë. Konkretisht: Tek përcaktimi i Macron, se unioni i transfertave dhe marrja e përbashkët e borxheve në BE janë “një pikë vendimtare”, për të ndërtuar euron si bashkësi të vërtetë monetare. Kjo masë në të cilën Gjermania dhe vende të tjera dalin garant për borxhet e vendeve të tjera është “unike” dhe e “kufizuar në kohë”, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Deklarata më shpërthyese e ministres së Mbrojtjes në fund duket të ketë të bëjë me pretendimin e saj për politikën gjermane. Aty ajo kërkon shumë hapur, që “të vërtetat e parehatshme” t’i komunikohen edhe publikut. Me këtë ajo ka parasysh situatën gjeopolitike, para së gjithash konkurrencën e sistemeve me Kinën. Para pak ditësh, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Ralph Brinkhaus shprehu keqardhjen, që temat e politikës së jashtme, “për fat të keq” do të luajnë një rol në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Michaela Küfner

Të çliruar nga Angela Merkel

Vetë Angela Merkel në periudhën e fundit të mandatit të saj nuk i trembet shtrimit të çështjes së debatit publik për dronet, trupave gjermane në misionet në botë dhe madje edhe realizimit të interesave gjermane me mjete ushrarake. Kështu propozimi i Annegret Kramp-Karrenbauer, një grua që dështoi në përpjekjen e saj për të pasuar Merkelin, të jep një përshtypje të parë për periudhën post-Merkel. Ministrja gjermane e Mbrojtjes ashtu si edhe partia e saj është që tani në gjendjen që i trembet dhe e dëshiron njëkohësisht: e çliruar nga Angela Merkel./dw

 

Similar Posts

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close