Vjosa Osmani: Është fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në KE

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 70 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherit fillimit të Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sot u.d. Presidentja, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Osmani përgëzoi Këshillin e Evropës – Zyra në Prishtinë dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë për këtë organizim, duke potencuar rëndësinë e angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Me tendencat gjithnjë̈ e në rritje për të vënë në pikëpyetje vetë themelet e kësaj Konvente, ngjarje dhe konferenca të tilla na ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të reflektuar mbi atë se sa larg kemi arritur dhe çfarë duhet të prioritizojmë në rrugëtimin tonë tutje për ta garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, është mirë që Konventa nuk ka mbetur e ngrirë në kohë, porse nëpërmjet praktikave gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur t’i përshtatet rrethanave.

“Edhe pse mbetet i pakontestueshëm fakti që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri me tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është̈ fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në Kosovë, Konventa është e zbatueshme drejtpërdrejt me nenin 22 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Mirëpo, është vërtetë jo e drejtë që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ngaqë një gjë e tillë përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Në konferencën ndërkombëtare e cila po i vazhdon punimet, pjesëmarrës janë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, udhëheqësi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close