Pelikani kaçurrel emblema e Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavasta

ATSH/ Pelikani kaçurrel ka gjetur tashmë oazin e qetësisë në Parkun Kombëtar të Divjakës, Karavasta, duke u kthyer edhe në një emblemë të këtij parku dhe atraksioni kryesor për turistët e natyrës dhe vëzhgimit.

Gjatë vitit 2020, u regjistruan 85 çifte pelikanësh kaçurrelë, shifra më e lartë e 40-viteve të fundit në vendin tonë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar një video nga Parku i Divjakë-Karavasta, të disa pelikanëve kaçurrel të cilët shijojnë ujërat e kësaj lagune, ku thekson se kjo specie e rrezikuar ka gjetur strehën e saj në vendin tonë.

“Pelikanët, kjo specie e rrezikuar, banorë të përhershëm të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta atraksioni kryesor dhe emblema e këtij parku”, nënvizon Klosi.

Në Parkun e Divjakë Karavastasë, referuar një artikulli të publikuar këtë verë nga AOS Albania, janë regjistruar 85 çifte pelikanësh kaçurrelë. Kolonia është e ndarë në tri nënkoloni të vogla, dhe është shtuar me rreth 65 të vegjël, të aftë për të fluturuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close