Policia konfirmon djegien e kulmit të stacionit policor në Zubin Potok
Është djegur kulmi i stacionit policor në Zubin Potok. Tash për tash nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në veri.
“Po, është diegur kulmi i stacionit në Zubin Potok, nuk ka dëme të tjera në katet poshtë në stacion. Kanë intervenuar zjarrfikësit dhe e kanë ndalur zjarrin. Sot ekipet e Policisë së Kosovës nga Prishtina do të vijnë për t’i hetuar shkaqet e këtij zjarri”, kanë thënë nga Policia e Kosovës në veri.
Comments are closed.