Shënohet 76 vjetori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Sot duke filluar nga ora 12:00 shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Në 12:40, do të hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së. Gjithashtu do të hapet edhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë.
Comments are closed.