Albanët e Kaukazit” nuk janë shqiptarët e Ballkanit!

Në rrjete sociale pashë një lajm ku flitej për “4000 shqiptar që po jetokan në Azerbajxhan”!!
Gjurmëve të lajmit më ra të gjejë shkrime në portalet shqiptare të cilat kishin dhënë njoftimin e Ministrisë së Diasporës në lidhje me takimin e ministrit të ministrisë përkatëse,Majko me përfaqësuesit e këtij komuniteti.

Përveç tjerash në shkrim/njoftim thuhej:

“Komuniteti Udi, një prej komuniteteve më të vjetra në Azerbajxhan, është pasardhës i fisit Udi një prej 26 fiseve shqiptare që jetonin në Kaukaz, rreth shekullit V. Sot ata janë rreth 4 mijë banorë të vendosur në fshatin Nij, ku ende vazhdojnë të ruajnë gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.

Edhe mua më bëri përshtypje titulli ku flitej për kaq shumë shqiptar në Azerbajxhan!Menjëhere bëhesh kurreshtar të dish se nga rrodhën kaq shumë shqiptar në Azerbajxhan!?

Ajo që më bëri përshtypje më shumë është se në këto shkrime e njoftime flitej për fise shqiptare,që në fakt është e pavërtetë.Ata mund të quhen Alban,por jo shqiptar,kjo për shkaqe historike e kulturore!

Në fakt historia njeh dhe përmenden edhe nga historianë të lashtë “grek” “Albanët e Kaukazit”,por vetëm emrit ata nuk asnjë lidhje tjetër as gjuhësore e as kulturore me Albanët-<arbnorët e Ballkanit.

Këtë e ka dëshmuar edhe deshifrimi i texteve Albanëve të Kaukazit të gjetuara në Sinai nga shkencëtari gjerman Prof. Jost Gippert që ka vërtetuar se gjuha e tyre dhe ajo e jona ,edhe ajo e vjetra s’kanë një lidhje mes vedi!

Shih këtu:https://proinformacion.com/2016/08/02/jane-deshifruar-tekstet-e-albaneve-te-kaukazit-te-gjetuara-ne-sinai/

Dihet se emri shqiptar është i vonë në histori dhe s’ka lidhje ama asnjë lidhje me Albanët e Kaukazit.Prandaj veç shqiptar nuk duhet dhe s’mund ti quash ata!
Atyre nuk mund të ia mohosh të identifikohen nga dëshira me ne,por ata nuk kanë lidhje me ne,për aq sa dihet tani për tani.

Në të vërtetë ka një rrezik t’i qohet ujë mullirit të propagandës serbe e cila insiston në të pavërtetën e tyre të shpifur se shqiptarët “nuk janë autokton pasardhës të ilirëve” por i “solli turku nga Kaukazi”
Siç po e shihni lidhja mes kësaj teorie ka një bisht.Kujdes!!

//Xhelil Arifi ,Gjilan

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close