Analisti Lushi: Kosova nuk ka asgjë në dorë, po trajtohet si koloni AKTUALE

Analisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar pas komunikatës së Dhomave të Specializuara, se mandati i tyre do zgjasë deri sa të ketë kërkesë nga Këshilli Evropian.

Lushi, në ‘Facebook’-un e tij, ka thënë se një veprim i tillë tregon se Kushtetuta e Kosovës është instrument i ndërkombëtarëve.

Tutje, ai ka thënë se në një situatë të tillë, shtetasti e Kosovës duhet të zgjohen dhe të mos lejohet që vendi i tyre të trajtohet si koloni.

Postimi i plotë:

Ja një akt, një vendim dhe një veprim që tregon qartë që Kushtetuta aktuale Kosovës nuk është e Kosovës, por instrument i të huajve dhe imponim kontrolli.

Si mund të jesh shtet e Kuvendi i popullit të atij shteti t’i subordinohet totalisht një autoriteti jashtë sovranitetit të popullit?!

Paramendojeni, jo Kosova, por të huajt vendosin për vullnetin legjitim që duhet të vije nga Kuvendi i Kosovës! Të huajt vendosin a guxon dhe nëse mund të caktosh afat skadues për një Gjykatë që të thonë është e Kosovës!

Ky akt, ky vendim dhe ky veprim për paafataizimin e Speciales duhet të zgjojë shtetasit e Kosovës dhe të mos lejojnë që Kosova të trajtohet si koloni. Nuk mund pretendojmë që kemi shtet nëse nuk sillemi si shtet.

BE i ka getoizuar qytetarët e Kosovës siç ishin dikur hebrenjtë në Geton e Varshavës duke mos lejuar liberalizimin e vizave dhe mundësuar lëvizje të lirë dhe për më zi i vendosë tutelë kushtetuese të paparë askund po kësaj Kosove.

Kam shumë shqetësime për Kosovën tonë dhe nëse nuk ngritemi t’i zbythim këto veprime vetëm sa e gënjejmë veten sepse s’ jemi as shtet e as popull!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close